Takimi Meta- Fleckenstein, ende enigmë biseda për ministrin e Brendshëm

Takimi Meta- Fleckenstein, ende enigmë biseda për ministrin e Brendshëm

63
0
Shares

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein sapo ka zhvilluar një takim me Ilir Metën.

Fill pas përfundimit të takimit, Ilir Meta deklaroi se vetëm reformat e vërteta do të shpejtojnë ritmet e integrimit të Shqipërisë.

“Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian”, thuhet në një psotim të Metës në llogarinë e tij në Facebook.

Në një konferencë për mediat në Tiranë Fleckenstein tha pak orë më parë se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shprehsoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.

Ndërkohë, sot kryeministri Edi Rama i dërgoi sërish Presidentit Meta propozimin për emërimin e Sandër Lleshi ministër i Brendshëm, ndërsa nuk dihet ende se si do shkojë debati për këtë çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY