SKANDAL/ Me (zv)Ministrin e ri të Brendshëm lartësohen ndërtimet pa leje në...

SKANDAL/ Me (zv)Ministrin e ri të Brendshëm lartësohen ndërtimet pa leje në Tiranë

502
0
Shares

Ndërkohë që disa dhjetra ndërtime të vjetra po shkatërrohen në unazën e madhe, në qendër të Tiranës më pak se 1000 metra nga zyra e Erion Velisë dhe Edi Ramës ngrihen lokale pa leje nën sytë e policisë bashkiake që gjobit vetura pak metra më tutje por nuk thotë asgjë për hedhjen e asfaltit në katin e dytë të një ndërtimi.

Pak metra pasi fillon rruga Komuna e Parisit, nga ana e lumit Lanë, një lokal po u zë sytë disa dhjetra banorëve në tre pallate. Përvecse ka zënë tokën publike, pjesë e të gjithë banorëve po zë edhe ajrin publik. Sic duket në fotot më poshtë lokali ka hedhur catinë prej betoni dhe ndërkohë po përgaditte për të shfrytëzuar edhe katin e dytë. Të paktën 30 apartamnte në tre pallatet që i bashkon hapësira e zënë puiratisht nga lokali kanë sot shtëpi më pak komode dhe jetesë pa cilësi dhe banesa të zhvlerësuara në treg për shkak të ndërtimit pa leje.

Pamja e ndertimit pa leje, ka zene hapesiren e perbashket mes 3 pallateve

Policia bashkiake prej dy muajsh ka marrë më shumë se 50 ankesa për këtë lokal që po ndërtohet në rrugën Njazi Demi, nr2. Ashtu si shumë lokale në Tiranë fillimisht u mbulua me një cati prej dërrase dhe më pas hodhi themele dhe cati prej betoni.

Hedhja e betonit ne katin e dyte, para nje muaji kur u denoncua ne policine bashkiake

Tashmë ka nisë të plotësoje katin e dytë me panele metalike duke e bërë të pabanueshem pallatin për një pjesë të apartamenteve.

Pamja e lokalit sot, nje muaj pas denoncimit, ndertimi pa leje po merr forme te plote edhe ne katin e  dyte

Asnjë reagim as nga bashkia , as nga ministria e Brendshme IKMT. Jo shumë larg këtij lokali janë prishur ndërtime pa leje por jo ky.

Prej dy ditësh telefonat e IKMT nuk hapen dhe ata që janë publikuar në faqen online nuk egzistojnë. Tel 042223933 nuk e ngre njeri, ndersa tjetri per Shqiperine emesme eshte i mbyllur. Telefoni i policisë bashkiake me nr 042234876 nuk hapet, ndërsa tjetri 042419465 është mbyllur fare.

Vandalët, rrugacët dhe trafikantët janë më të fortë se shteti, ndërsa në këtë rast janë vetë shteti.

Policia Bashkiake erdhi një herë, ndali punimet dhe pas pak ditësh punimet nisën edhe më vrullshëm. Ta shpjegojë policia bashkiake cfarë ka ndodhur.

As Erion Veliaj, as Dallëndyshe Bici, as shefi i saj i ri Sandër Lleshi nuk bëjnë një hap për të ndalë vandalizmin në mes te Tiranes. I kujt eshte ky ndertimi? s.n

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY