Hetimi Tatimor në Shkodër, shkarkohet gjithë drejtoria

Hetimi Tatimor në Shkodër, shkarkohet gjithë drejtoria

567
0
Shares

Ministrja e Drejtësisë Etlinda Gjonaj rekomandoi sot shkarkimin e drejtorit si dhe 21 inspektorëve  te Hetimi Tatimor në Shkodër.

Sipas ministres, 14 inspektorë të tjerë janë paralajmëruar, pasi u gjetën shkelje të rregullave të inspektimit, apo mangësi në plotësimin dhe mbajtjen e dokumentit përkatës.

Ministrja tha gjithashtu se janë proceduar edhe 4 ish-punonjës të ZVRPP Kavajë, për të cilët Gjykata e Apelit Durrës, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga ana e Policisë së Shtetit janë referuar materialet në Prokurori edhe për një ish-kryetar komune në Lezhë dhe 2 ish-komisionerë për ndarjen e tokave në Velipojë të Shkodrës për korrupsion dhe falsifikim të dokumenteve.

Më poshtë dokumenti me emrat të cilët janë propozuar për largim nga puna në Drejtorinë e Hetimit Tatimor.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY