EMRI/ Pranga fajdexhiut shqiptar, zhvaste tregtarët italianë

EMRI/ Pranga fajdexhiut shqiptar, zhvaste tregtarët italianë

118
0
Shares

Një shqiptar dhe një italian përfunduan në prangat e policisë vendase, pasi kishin ngritur një skemë përfitimi duke dhënë para me fajde për tregtarët me vështirësi financiare.

Në pranga përfundoi Roland Gurabardhi, 24 vjeç dhe Umberto Barletta, 29 vjeç, tregtar. Ata u jepnin para me fajde tregtarëve që nuk mund të merrnin kredi në banka. Kur ata ndodheshin në vështirësi, shqiptari i kërcënonte.

Referuar hetimeve, personi i dytë i dyshuar, tregtari xhenovez Barletta, kishte luajtur rolin e ndërmjetësit midis shqiptarit dhe dy tregtarëve vendas për të marrë para nga ai.

Hetimet po vazhdojnë me qëllim për të zbuluar subjekte të tjera të përfshira në veprimtarinë kriminale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY