U arrestua sot për një vrasje, dyshime se Xhecuka ishte autori i...

U arrestua sot për një vrasje, dyshime se Xhecuka ishte autori i sulmit ndaj gazetares

1009
0
Shares

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me Hektor Xhecukën i arrestuar nga Policia si autori i vrasjes së Emiljano Boçit në Tiranë në muajin Janar 2018.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se  Xheçuka,dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në zonën e Kamzës.

Në këtë vrasje, Xheçuka dyshohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, për të cilët është duke u hetuar për të zbuluar identitetin e tyre.  Xheçuka dyshohet se është vrasës me pagesë, ndërkohë që prokuroria dhe policia e kanë hetuar si një nga personat që kanë qëlluar me armë banesën e gazetares Klodiana Lala, në muajin gusht të 2018.

Gjithashtu mësohet se Xheçuka dyshohet se ka lidhje me anëtarët e grupit të Shullazit në Tiranë dhe ka qëndruar për një kohë i fshehur në ambjentet e një biznesmeni në Kamëz.  Hektor Xheçuka është arrestuar në vitin 2015 pasi është akuzuar për ‘Vrasje me dashje mbetur në tentativë’. Ai u lirua pasi nuk u gjetën prova.

30-vjeçari cilësohet si një “killer” i cili është paguar për disa vrasje në vend. Burime nga policia bëjnë me dije se  kemi të bëjmë me një ndër vrasësit më të rrezikshëm jnë Shqipëri. Gjithashtu mësohet se ai është zbuluar me prova shkencore.

30-vjecari, dyshohet si pjesëmarës edhe në disa ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Tiranë dhe Kamëz./Report tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY