Saimir Tahiri “i jep pafajësinë” oficerit të arratisur Jaeld Çela

Saimir Tahiri “i jep pafajësinë” oficerit të arratisur Jaeld Çela

370
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, deklaroi në lidhje me ish-shefin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela se beson se është i pafajshëm dhe në rast të kundërt, ky i fundit ka abuzuar me besimin e tij.

Tahiri deklaroi për emisionin ‘Opinion’, se njeh vetëm drejtorin e qarkut të Vlorës, ndërsa dy policët e tjerë as nuk i njeh.

Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm”,-tha Tahiri.

Tahiri: Për këta të tre, unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin  tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokuorë por vetëm jepni drejtësi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY