VIDEO/Këtë radhë pa provokime, Dafina vjen shumë ndryshe në videoklipin e ri

VIDEO/Këtë radhë pa provokime, Dafina vjen shumë ndryshe në videoklipin e ri

102
0
Shares

Dafina Zeqiri në 2 muajt e fundit ka realizuar 3 këngë të cilat menjëherë kanë arritur të marrin miliona klikime, ku vetëm njëra prej tyre në një muaj arriti 24 milion shikime.

10 ditë më parë, Dafina publikoi këngën ‘Kurrgjo nuk kallxojna’ ku Dafina çudërisht ka ardhur shumë ndryshe. E veshur deri në fyt, pa nxjerrë asnjë detaj të trupit dhe e mbuluar.

Ndoshta kjo ka qenë pjesë e skenarit, por shumë prisnin të shihnin Dafinën ‘e nxehtë’ e të zhveshur si në dy videoklipet e fundit.

Në këngën e verës ‘Fuego’, Dafina kaloi limitet duke u shfaqur vetëm me bikini dhe duke provokuar skena të nxehta në klip. E njëjta gjë pasoi dhe tek klipi i këngës ‘Kalon’ ku këngëtares i shihje pjesë të trupit.

Ndërsa në dy këngët e fundit, Dafina ka zgjedhur të mos provokojë më, për t’e lënë fansat dhe dëgjuesit e muzikës së saj të mrekullohen pas zërit.

Dhe ia doli. Dhe pse pa ekspozim, Dafina Zeqiri e tregoi që ka stil dhe talent në muzikë./(K.Balliu/Droni.al)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY