Krimet e Rënda heqin nga duart dosjen e “Babales”, ia kalojnë Tiranës

Krimet e Rënda heqin nga duart dosjen e “Babales”, ia kalojnë Tiranës

44
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda i kalon për kompetencë Prokurorisë së Tiranës dosjen ‘Babale’.

Jetmir Olldashi, Albert Veliu, Fredi Alizoti si dhe deputeti demokrat Ervin Salianji akuzohen për kallzim të rremë.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mbajtur në hetim materialin në të cilin bëhet fjalë për dyshimet e trafikimit ndërkombëtar të drogës. Me audiopërgjimin e publikuar nga PD, kjo parti akuzon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se vijonte trafikun e drogës drejt Italisë.

Aktualisht Fredi Alizoti i cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Albert Alliun të njohur si Babalja është në masë sigurie arrest me burg. ndërkohë gazetari Jetmir Olldashi është në masën e sigurië detyrim me paraqitje.

Masa e arrestit me burg në mungesë është lënë dhe për Albert Veliun të njohur dhe si Babalja. Ky i fundit ndodhet në Kosovë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY