Aktori i njohur i humorit rikthehet në Shqipëri, ja ku do e...

Aktori i njohur i humorit rikthehet në Shqipëri, ja ku do e shohim së shpejti

147
0
Shares

Aktori i njohur Erand  Sojli i ka munguar ekranit kohët e fundit. Ai u shkëput për një periudhë nga daljet publike duke shkuar në Amerikë.

Por mesa duket, dashuria për vendin dhe aktrimin e ka rikthyer sërish në Shqipëri. Vetë aktori ka njoftuar se do të jetë prapë pjesë e show-it humoristik ‘Portokalli’.

“Unë jetoj në Amerikë dhe vij për të punuar në ‘Portokalli’ sepse nuk më ndahet shpirti nga ky spektakël. E kam nisur këtu dhe e ndjej se duhet të jap kontributin në mënyrë që të ketë shkëlqimin e gjithanshëm.

Unë dua të ndjej dhe njëherë dashurinë e madhe të publikut në këtë spektakël, i cili është më i shikuari nga komuniteti shqiptar në Amerikë, ku unë jetoj dhe ushtroj profesionin tim si artist”, ka thënë Sojli në një intervistë për Top Channel.

Kujtojmë se  Erand Sojli ka qenë për disa puntata rresht pjesë e Apartamentit 2xl dhe i angazhuar me shfaqjet e teatrit në kryeqytet dhe jo vetëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY