‘Vol-Vo 4’/ Akuza e fortë nga burgu: Edi Rama na bëri “kokë...

‘Vol-Vo 4’/ Akuza e fortë nga burgu: Edi Rama na bëri “kokë turku”…

140
0
Shares

‘Jeni urdhëruar nga Rama për të bërë një show dhe për të na bërë si ‘koka turku’ për t’u afruar me BE’.

Kjo ka qenë akuza e njërit prej të arrestuarve gjatë mega-aksionit për operacionin ‘Vol-Vo 4’, sot në sallën e gjyqit tek Krimet e Rënda.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Genc Zeneli lëshoi akuza të ashpra kundër prokurorëve të çështjes, ndërsa tha se të gjithë të arrestuarit ishin ‘koka turku’, për të plotësuar kushtet e qeverisë për të qenë pjesë e BE.

Kujtojmë se Zeneli është i arrestuar si pjesë e të ashtuquajturës ‘Banda e Ndokës’ që akuzohet se tjetërsoi tokat në zonën e ‘Ranës së Hedhun’.

Lala dha edhe një tjetër detaj të rëndësishëm edhe faktin se Zeneli rezulton i martuar me Lule Zenelin (edhe kjo e arrestuar). Ndërkohë që ata janë të martuar me të tjerë persona, pavarësisht se në një kontratë shit-blerje rezultojnë të martuar sëbashku.

Sipas prokurorisë ka dyshime se ky fakt është bërë për të kaluar lehtësisht një sipërfaqe toke nga njëri bashkëshort tek tjetri. /BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY