Transballkanikja në Vlorë kthehet në burim aksidentesh

Transballkanikja në Vlorë kthehet në burim aksidentesh

78
0
Shares

Policia e Vlorës ka shtuar prezencën e policëve të qarkullimit në rrugën Transballkanike.

Kjo për shkak se aty çdo ditë po aksidentohen kalimtarë, e po përplasen automjete.

Këto janë pamjet e ngjarjeve më të fundit në Transballkanike. Dy njerëz ndodhen në gjendje të rëndë, kurse një i tretë humbi jetën. Punimet për ndërtimin i Bulevardit Vlorë-Skelë dhe devijimi i trafikut drejt rrugës Trasballkanike ka sjelle pasoja. Aksidentet automobilistike janë të përditshme.

Për ekspertët e qarkullimit, shkaqet nisin nga mungesa e semaforëve, mungesa e mbikalimeve, dhe ajo e sinjalistikës vertikale.

Që në fillim të vitit në këtë segment rrugor janë shënuar 23 aksidente me kalimtarë dhe drejtues të dëmtuar. Mbi 55 raste janë vetëm me dëme materiale. Për policinë e qarkullimit rrugor në Vlorë, Trasballkanikja është kthyer në prioritet.

Numri i lartë i aksidenteve ka ndikuar për instalim të shpeshtë të patrullave. Por pavarësisht kjo duket se nuk ka rezultate në ulje të ngjarjeve. Segmenti është nën jurisiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve për shkak se është në hartën e rrugëve nacionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY