FOTO/Rama u dha ultimatum, kompanitë e basteve fillojnë protestën

FOTO/Rama u dha ultimatum, kompanitë e basteve fillojnë protestën

104
0
Shares

Shoqata e basteve sportive nuk është dakord me vendimin e kryeministrit Rama për t’i mbyllur. Ky vendim është kthyer në shqetësim duke sjellë dhe organizimin e protestave të para.

Vetë “Lottosport” sot hapet me titullin “Stop papunësisë dhe fyerjes”.

Në një deklaratë për mediat, dy ditë më parë Shoqata e basteve Sportive shprehej se  zgjidhja për këtë çëshjte, nuk gjendet duke akuzuar, sharë biznesin dhe ndërmarrë veprime arbitrate, por duke bashkëpunuar në funksion të ndërtimit të një kuadri ligjor sa më modern dhe që respekton e ka në vëmendje maksimale mirëqënien dhe qetësinë e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Për këtë arsye, shoqatai  kërkon zyrtarisht Kuvendit që të thirren e të dëgjohen si grup interesi ashtu sic e parashikojnë edhe procedurat parlamentare,  për të përfaqësuar të drejtat tona dhe të punonjësve tanë.”.

Bastet Sportive shprehen se vendimi i qeverisë është fyerje dhe do të çojë në rritjen e papanësisë, ndërkohë ditën e sotme, protesta e tyre ka vijuar edhe në shtypin sporti.

Po ashtu,  “Shoqata e Basteve Sportive” ka paralajmëruar se ditën e martë në orën 10:00 do të zhvillojnë një protestë , pranë Kuvendit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY