EMRA/ Zbardhen përgjimet, ja sa euro mori Arben Çuko për transferimin e...

EMRA/ Zbardhen përgjimet, ja sa euro mori Arben Çuko për transferimin e të burgosurit

394
0
Shares

Zbardhen detaje nga vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda që çoi pas hekurave ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çukon i cili më parë ka qenë dhe deputet i partisë socialiste. Historia që ka çuar në arrestimin e Çukos është zbuluar krejt rastësisht teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupi kriminal që merrej me trafik dorge dhe vepra të ndryshme penale.

Sipas hetuesve gjithçka ka nisur në burgun e Burrelit ku i arrestuari si vrasës me pagesë, Olsi Karagjozi, ka takuar fillimisht Denis Llaftiun. Pas takimit Karagjozi i ka bërë kërkesë Llaftiut të ndërhyjë me lidhjet e tij tek Drejtori i Përgjithshëm që ky i fundit ta transferojë. Fill pas kësaj porosie Denis Llaftiu takon shoferin e Çukos, shtetasin me emrin Qerim Musha. E kjo marrëveshje mes Llaftiut dhe shoferit të Çukos do të kryhej kundrejt përfitimit 3 mijë euro dhe një automjeti.

Denis Llaftiu, personi që i dorëzoi paratë dhe makinën shoferit të Çukos

Olsi Karagjozi pas marrëveshjes ka bërë një kërkesë me shkrim dhe këtë kërkesë ja ka dorëzuar shtetasit artur balla, balla ja ka dhënë denis llaftiut dhe më pas llaftiu ja ka dorëzuar shoferit që kishte rolin e negociatorit ose “urës lidhëse” për llogari të Çukos siç e quan prokuroria. Nga hetimet ka rezultuar se paratë prej 3000 mije dhe një automjet i janë dhënë Ballës, ai ja ka kaluar Llaftiut dhe Llaftiu ja ka kaluar shoferit të Çukos Qerim Mushës.

Olsi Karagjozi, i dënuari që pagoi ryshfet te Çuko për t’u transferuar nga burgu i Burrelit

Kur ishte rënë dakord që Karagjozi të transferohej kjo s’ka ndodhur menjëherë dhe në këtë moment të interesuarit janë shqetësuar duke filluar dhe komunikimet telefonikë. Telefonata i është bërë direkt drejtorit Arben Çuko nga drejtori burgut Burrelit i quajtur fatjon. Fatjoni me nr 069….401 kontakton Çukon me nr 06720….14.

Biesa telefonike e përgjuar

– Alo drejtor përshëndetje, Fatjoni jam.

– Kush Fatjon o burrë?

– Fatjoni jam, drejtori Burrelit.

– Hë Fatjon, më thuaj.

– Nuk kemi ndonjë problem, situata e përgjithshme është e qetë, a mundet të vi nesër të bisedoj për nja dy çështje të vogla?

– Nuk e di a mi thua dot në telefon…?

– T’i them edhe në telefon por doja të vija të takoja e të uroja. Mirë drejtor doja të flisja edhe për këtë, për një transferim të një të paraburgosuri që të kishim bisedu.

– Ca është?

– Është ky Karagjozi…

– Me këtë lojë. Ata që më kanë ndërhyrë mua më duket se më kanë bërë pisllëqe.

– Mirë, prit ta vërtetoj unë…

E teksa ky transferim nuk po kryhej, Denis Llaftiu ka kërkuar ndihmë tek Astrit Avdyli dhe më pas më 9 korrik 2018 është kryer transferimi o Karagjozit kjo me urdhrin nr 7049 të firmosur nga Çuko transferim nga Burreli në Fier.

Ky transferim sipas hetuesve ka kënaqur më në fund të gjitha palët e përfshira në aktin korruptiv. Ndërsa të martën ish-numri një i burgjeve pritet të dalë para gjyqtarit Bib Ndreca për t’u njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” dhënë në mungesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY