VIDEO/’Hap gojën sa do’, PD sjell përgjimet e reja të Fredi Alizotit

VIDEO/’Hap gojën sa do’, PD sjell përgjimet e reja të Fredi Alizotit

68
0
Shares

Të tjera fakte nxjerr sot Partia Demokratike nga dosja e përgjimeve të Prokurorisë për çështjen ‘Babalja’.

Nga selia blu deputeti i PD-së Ervin Salianji citoi një pjesë të përgjimeve në fjalë, ku në qendër të tyre është Fredi Alizoti, ku provat dhe përgjimet tregojnë qartë se Alizoti është sajesë e  Ramës dhe Xhafës. Provat sipas tij, tregojnë qartë se Prokuroria ka mbyllur sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës dhe sulmon gazetarin dhe denoncuesit.

Sipas përgjimit të cilit ai i referohet, del se Alizoti ka thënë; Hap gojën sa do‘ dhe ‘Më mirë një vit burg dhe marr ato që mu ofruan’.  

Pjesë nga përgjimet të cilat deputeti i citon:

ALIZOTI:”Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër. Të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi”

Shoku nga Librazhdi i kishte thënë: Hap gojën sa do. 

Alizoti bën pohimin shkatërrues se muhabetet janë bërë tamam. Ai thotë më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më janë ofruar, se sa të rri kështu.

Albert Veliu i thotë Alizotit: Cfarë pune ke ti që afrohesh kur s’ke lidhje me këtë.

Këto janë prova që Prokuroria të arrestojë Ardi Veliun, për pengim të zbulimit të vërtetës, në mbrojtje të një trafikanti.

Sipas deputetit, sot Prokuroria duhet t’i japë fund farsës që është ngritur deri më sot dhe sot është dita kur Taulant Balla duhet të procedohet penalisht. Sot Fatmir Xhafaj duhet të hetohet për mbrojtje të vëllait të tij. Është e qartë që fundin e Ramës nuk e fshehin dot.

Ervin Salianji, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Mardi 16 octobre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY