Debati për formalizimin e portaleve, Bushati: “Rama po vë në shënjestër të...

Debati për formalizimin e portaleve, Bushati: “Rama po vë në shënjestër të vërtetën…”

49
0
Shares

Një debat shterpë që po sulmon të vërtetën.

Ky është gjykimi i analistit Andi Bushati në lidhje me thirrjen e kryeministrit Rama për formalizimin e portaleve online në republikën e Shqipërisë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, analisti u shpreh se kjo sjellje e Ramës bëhet për të fshehur dhe sfumuar numrin e madh të skandaleve që po i plasin përditë në dorë qeverisë së majtë.

“Në shënjestër është e vërteta, jo portalet. Ishim në sfondin e skandalit të Xhisielës dhe Babales. Prokuroria ishte e përfshirë dhe policia dilte e zbuluar. Përballë publikut dilte kriminalizmi. Përballë këtyre Rama hap dy çështje të tjera. Formalizimi i portaleve mendoj se është për të shmangur skandalet.  Me urdhër të Ramës del një listë me media online të cilat i kishin letrat në rregull, por dalin si jo në rregull. Ato media kanë marrë domenin, janë regjistruar.  Ky është një debat shterpë për të shmangur çështjet e tjera. Shpifja tani dënohet dhe ne kemi ligje të rënda për të dënuar shpifjen. Ky debat është shterpë për të ndarë opinionin se kush janë shpifësit dhe kush janë në anën e të vërtetës”-tha Bushati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY