Masakra në Mat, flet ‘heroi’ që ndaloi autorin: U përlesha me Kujtimin, ai vazhdonte të qëllonte…

Shares

Ngjarja makabre në Mat mund të kishte marrë përmasa më të mëdha, po të mos kishte qenë për Fatos Karrosin.

Fatos Karrosi, kryetari i fshatit Shëlli, njëkohësisht i vëllai i pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja, ndaloi Kujtim Koxhën të vazhdonte të qëllonte me armë.

Në një prononcim për Panorama, Fatosi rrëfeu sesi u përlesh me Kujtimin për ta ndaluar dhe sesi shpëtoi për mrekulli djalin e tij, që ishte brenda lokalit bashkë me specialistët e Bashkisë Mat.

Në lokal ishim mbi 17 persona, 11 punonjësit e bashkisë, banorë të fshatit dhe djali i tij. Autori nuk ka hyrë në lokal, ka futur vetëm tytën e kallashit afro 20 cm. Qëlloi 4-5 herë, dëgjova nga brenda dikë që tha: “Na vranë!”

Me shpejtësi kapa tytën e armës dhe u përlesha me Kujtimin. E godita, e shtriva në tokë, ndërkohë që ai vazhdonte qëllonte. Thoshte vazhdimisht ‘do iu vras të gjithëve’, nuk di çfarë të them, terrorizëm”, u shpreh Fatos Karrosi.

Shkak i krimit të 3-fishtë u bë rruga e fshatit Shëlli, ku këta punonjës po kryenin punime. Nga breshëria e plumbave Mentor Hoxha ndërroi jetë në vend, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi vdiqën në spital.

Koxha ishte një person problematik në fshatin e tij. Raportohet se para disa ditësh Koxha kishte qenë në spital, pasi ishte plagosur me thikë nga vëllai i tij pas një konflikti. 51-vjeçari kishte qëndruar i shtruar për disa ditë në spitalin e Burrelit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...