Salianji del nga prokuroria: “Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi...

Salianji del nga prokuroria: “Unë besoj në Zot, tek Alizoti beson Edi Rama”

59
0
Shares

Deputeti i PD, Ervin Salianji ishte sot në Prokurori me cilësinë e të akuzuarit për “kallzim të rremë”. Ai u morr në pyetje nga përfaqësuesit e akuzës për audio-përgjimin e pretenduar  Xhafaj-Babalja. Po ashtu ai do të pyetet dhe për videon e publikuar prej tij ku pretendohet se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka  ushtruar  presion ndaj  Fredi Alizotit, të cilit i është dhënë masa arrest me burg nga gjykata me akuzën, kallëzim të rremë për  çështjen, “Babalaja”.

Dëshmia e tij ka zgjatur gati dy orë. Për gazetarët jashtë dyerve të prokurorisë Salianji u shpreh se rrjedha e hetimit ka ndryshuar.

“Prokurorët ishin shumë të qartë dhe pa asnjë lloj dileme. Unë sot jam person në hetim për shkak se kallëzuesi, viktimë më ka kallëzuar mua dhe gazetarin investigativ. Agron Xhafaj viktima kallëzuese nuk ka ardhur si person në hetim por si person që na kallëzuar ne. Rrjedha e hetimit ka ndryshuar. Kam dhënë dhe fakte të tjera që Taulanti prej Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin.

Pyetjes se cilës video i besojnë Fredi Alizotit, videos së parë apo të dytë Salianji u përgjigj: “Unë besoj në Zot tek Alizoti beson Edi Rama”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY