Gazmend Bardhi rrëzon dekleratën e Prokurorisë: Po gënjen, ja dokumenti i regjistrimit...

Gazmend Bardhi rrëzon dekleratën e Prokurorisë: Po gënjen, ja dokumenti i regjistrimit të zërit

320
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, të enjten, deklaroi se tabulatet telefonike nuk janë marrë për t’u hetuar nga prokuroria, por nga oficerë të Fatmir Xhafës.

Bardhi tha në studion e emisionit “Opinion”, se Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga posti i ministrit, që të ketë një hetim të pavarur. Sipas tij, mostrat e zërit, janë marrë nga një ekspert, vartësi i Fatmir Xhafës.

Fill më pas përmes një mesazhi në telefonin e moderatorit të emisionit, Blendi Fevziu, prokuroria ka kundërshtuar deklaratëne  Bardhit duke theksuar se kampioni i zërit u mor nga një oficer i policisë gjyqsore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Fevziu tha se ky ishte një prononcim zyrtar i prokurorisë ndërkohë që Bardhi ndërhyri menjëherë. “Është gënjeshtër, është mashtrim. Prokuroria po gënjen. Vetë dokumentat e saj thonë se kampioni i mor nga një zyrtar i ministrisë së Brendshme, ekspert i kriminalistikës në drejtorinë e policisë së Tiranës”, tha Bardhi.

Ai tregoi para audiencës edhe dokumentin që e vërteton këtë gjë, si dhe emrin e ekspertit, Zoto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY