VIDEO/ Deputeti socialist incident në Begorad, ndalohet nga policia për “shqiponjën”

VIDEO/ Deputeti socialist incident në Begorad, ndalohet nga policia për “shqiponjën”

55
0
Shares

Simboli i shqiponjës në mes të Beogradit ka shkaktuar irritime jo vetëm tek banorët, por edhe tek policia e Serbisë.

Kjo ka ndodhur me deputetin e PS-së, Pjerin Ndreu, kur është gjendur i rrethuar nga policia serbe, pasi dy bashkëpunëtorët e Partisë Socialiste gjatë një vizite në Beograd, kryqëzuan gishtat për të shkrepur një foto.

Kaq ka mjaftuar dhe menjëherë ka ardhur policia, e cila i ka kërkuar llogari deputetit, duke e quajtur se një veprim i tillë është një provokim që nuk lejohet.

Pjerin Ndreu  ka tentuar ta mbrojë fillimisht veprimin e dy shoqëruesve.

Qytetari i Serbisë: “Këta dy persona po shkojnë drejt kishës, po i kryqëzojnë duart duke bërë shqiponjën… Ky është një provokim, jo ti, por njerëzit e tu.”

Deputeti  Ndreu: Mos u mërzit për këtë, vetëm një foto po bëjnë. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Pjerin Ndreu: Ku shkoni i bëni këto mor burrë? No mor burrë no! Si e bëni atë para parlamentit! Më fal, nuk e dija!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY