“Nuk na rru**t fare për ty që ke ardhur nga Berati”, ja...

“Nuk na rru**t fare për ty që ke ardhur nga Berati”, ja si e kërcënuan Rrajat oficerin Nuhu

137
0
Shares

Në kallëzimin që oficeri Emiljano Nuhu ka bërë kundër dy nipërve të deputetit Rrahman Rraja, sepse e kërcënuan për të mos e hetuar përdhunimin e Xhensila Malokut nga kushuriri i tyre, Rexhep Rraja, bie në sy mënyra si kanë kërcënuar jo vetëm atë dhe familjen e tij, por edhe fuqia që kanë demostruar se janë të aftë ta shkrijnë të gjithë komisariatin e Fushë Krujës.

Ja biseda midis tyre:

“Pasi u ula te lokali, ata kanë ardhur rreth 20 minuta pas meje. Më erdhën dy persona me një makinë Mercedez Benz të tipit S, ndryrë të zezë, targën nuk e fiksova dot dh u ulëm të tre në tavolinë. Ata m’u prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushurinj të shtetasit Rexhep Rraja dhe me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thënë: “Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?!”

Ndërsa oficeri ka tentuar t’u shpjegojë, u përgjigjën:

“Nuk na rruhet fare për ty që ke ardhur nga Berati dhe do të bësh ligjin në Fushë krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashke me familjen po thirre njerin nga fisi jonë ta marrësh në pyetje. “Do të zhdukim ty dhe familjen tëndë për 24 orë nëse vazhdon të merren me dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY