Gjosha: “Pse policia e shtetit fshehu ngjarjen, provat gjatë gjithë këtyre muajve?”

Gjosha: “Pse policia e shtetit fshehu ngjarjen, provat gjatë gjithë këtyre muajve?”

68
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi sërish këtë të hënë për dosjen në ngarkim të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja i akuzuar nga policia për përndjekjen e Xhisiela Malokut.

Deputetja e LSI-së, Klajda Gjosha, adresoi një seri pyetjesh nga prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme për të cilat tha se kërkohet përgjigje e menjëhershme.

Gjosha: Sot të gjithë kemi nevojë për disa përgjigje urgjente nga prokuroria dhe Ministria e Brendshme.

-Pse nuk u arrestua djali i deputetit që në korrik kur e dhunoi Xhisielën?

-Pse policia e shtetit fshehu ngjarjen, provat gjatë gjithë këtyre muajve?

-Kur do të thërriten për dëshmi deputetët e lidhur me ngjarjen dhe kryeministri për deklarimin publik se do ta ndjekë këmba-këmbës këtë horr, deklarata të bëra për nënkomisarin Emiliano Nuhu?

-Pse Ministria e Brendshme dhe policia e shtetit nuk iu përgjigjen thirrjes për ndihmë të punonjësit të policisë së shtetit Emiliano Nuhu?

Gjosha tha se të gjitha këto pyetje të mbetura pa përgjigje ngrenë dyshime të mëdha për përfshirjen e individëve të veshur me pushtet në ngjarjen e dhunës së ushtruar ndaj Xhisiela Malokut.

Për Gjoshën arrestimi i Rexhep Rrajës është i vonuar. Ajo tha se drejtësia është nën robërinë e plotë të pushtetit.

Gjosha: Arrestimi vjen dy muaj pasi është kryer ekspertiza mjeko-ligjore që vërtetonte shenjat e dhunës në trupin e një vajze të re që edhe sot që flasim vazhdon të  jetë e pambrojtur dhe e terrorizuar. Shqipëria sot ndodhet në udhëkryqin më të rrezikshëm të këtyre viteve të fundit ku shteti ja ka dorëzuar qeverisjen bandave kriminale dhe ku institucionet kanë ndalur totalisht së funksionuar. Drejtësia është nën robërinë e plotë të pushtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY