Djali i deputetit ruhet në qelitë e Durrësit, akuza ndaj tij është...

Djali i deputetit ruhet në qelitë e Durrësit, akuza ndaj tij është e çuditshme

162
0
Shares

Djali i deputetit socialist Rrahman Rraja do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit në Durrës deri në momentin e daljes në gjykatën e Krujës për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Rexhep Rraja u arrestua paraditen e së dielës 30 shtator, teksa ndodhej në një biznes që jepte makina me qera pranë Rinasit.

Por ajo që të bën përshtypje është fakti se ndaj djalit është ngritur vetëm akuza e “përndjekjes”. Ndërkohë ekspertiza mjekoligjore vërtetonte se ndaj 25 vjeçares Xhisiela Maloku ishte ushtruar dhunë, duke i djegur cigare në trup si dhe duke e goditur me qytën e pistoletës.

Mjekësia ligjore dorëzoi më 27 shtator në Prokurorinë e Krujës aktin e ekspertimit të Xhisiela Malokut duke vlerësuar se ajo ka dëmtime fizike të cilat klasifikohen si rrahje dhe për të cilat ligjërisht, jepet raport deri në 9 ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY