Barcelona i bën “gropën” vetes, vetëm dy pikë në 3 ndeshje

Barcelona i bën “gropën” vetes, vetëm dy pikë në 3 ndeshje

44
0
Shares

Dy pikë në 3 javë. Barcelona është në krizë totale. Katalanasit kanë mbyllët në mënyrën më të keqe të mundshme një javë plot me impenjimi, duke marrë vetëm një pikë përballë Athletico Bilbao, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të La Liga.

Blaugranët ishin në disavantazh deri në minutën e 84, pasi baskët udhëhiqnin me golin e De Marcos, i cili kishte shënuar në minutën e 41 të takimit. Ishte talenti me origjinë marokene Munir El Haddadi i cili shpëtoi nderin e kampionëve në fuqi, duke devijuar drejt portës një top të hedhur me forcë në zonë nga Leo Messi.

Kjo është java e tretë që Barcelona nuk gjen fitoren në kampionat, pasi ka barazuar dy herë dhe ka humbur 1, duke u futur në një krizë totale. Hapi fals i Barcelonës pritet të shfrytëzohet nga ndjekësit madrilen, me Realin e Madridit dhe Atletico Madrid që do të ndeshen bashkë këtë të shtunë, për të fituar derbin e kryeqytetit dhe për të marrë të paktën për një javë kreun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY