Ish-banorin e Big Brother do ta shohim si spiker lajmesh

Ish-banorin e Big Brother do ta shohim si spiker lajmesh

324
0
Shares

Ish banori i Big Brother 3 i cili asokohe u bë një nga personazhet më të përfolura në publik Erion Zeqiraj së fundmi do tashohim si spiker lajmesh.

Image

Në një intervistë për ‘Panoramaplus’ Erioni ka rrëfyer për punën e re në ‘Tema Tv’ dhe ndjesitë që ajo i jep.

’Televizioni është një nga pasionet e mia dhe si diçka që e ke pasion nuk është e lehtë të largohesh prej saj. Mendova t’i rikthehesha dhënies së lajmeve pas 10 vitesh,sepse është diçka që më ka pëlqyer gjithmonë pra, informimi dhe zhvillimet apo ngjarjet e ndryshmë në vend apo botë. Mendoj se ky ishte momenti i duhur pas një pauze prej dy vitesh punë në televizion për të rifreskuar imazhin. Gjithashtu, edhe për tu shfaqur pak ndryshe nga sa njërëzit më kujtojnë, nëpërmjet emisioneve apo programeve të ndryshme televizive ku unë kam marrë pjesë’.

Image

‘Të them të drejtën si lajmet, si emisioni kanë emocion dhe adrenalinë. Në emision jamë më shumë Erion, kurse në lajme mundohen t’i transmetoj informacionet në mënyrën time, por pa dalë nga korniza e formales. Në studion e lajmeve të duket vetja i mbyllur, vetëm ti dhe lajmet, kurse në emision, si i zoti i shtëpisë që ke ftesa dhe biseda për të ndarë më miqtë çdo ditë. Besoj në këtë moment po shijoj pak qetësinë e të jetuarit unë dhe lajmi’ është shprehur Erioni.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY