Shqiptari inskenon vetëvrasjen për vëmendjen e të dashurës, e pëson keq

Shqiptari inskenon vetëvrasjen për vëmendjen e të dashurës, e pëson keq

48
0
Shares

Një 39 vjeçar shqiptar ka inskenuar vetëvrasjen e tij në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e ish të dashurës italiane, por jo gjithçka ka shkuar sipas planit.

Media lokale  bën me dije se shqiptari i kishte dërguar videon e “vetëvrasjes” ish të dashurës. Në dorë mbante pistoletën të cilën e drejtonte në kokë. Fjalët e fundit në video thonin “Lamtumirë dashuria ime”, e më pas video mbyllej.

Me të marrë videon, vajza e tronditur ka lajmëruar policinë e cila ka shkuar menjëherë në banesën e shqiptarit.

Me të hyrë brenda policia nuk ka gjetur gjak por një person i cili ishte shtrirë në divanin e tij. Gjithçka ishte një sajesë. Policia e Forlias ka nisur kërkimet dhe e ka gjetur pistoletën e shqiptarit. Më tutje e ka vënë në pranga 39 vjeçarin i cili përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje, e cila dënohet me disa vite burg

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY