Sarp largohet nga Turqia?

Sarp largohet nga Turqia?

352
0
Shares

Aktori turk, Çagatay Ulusoy, i njohur si Sarpi i serialit “I infiltruari”, po përgatitet të hedhë hapin e madh në karrierën e tij.

Pas shumë vitesh suksesi në kinematografinë turke, 27-vjeçari raportohet se ka udhëtuar drejt SHBA-ve, ku pritet të marrë pjesë në një projekt të Hollywood.

Ulusoy ka udhëtuar shpesh drejt SHBA-ve vitet e fundit, ku ka qëndruar edhe me periudha të gjata duke marrë mësime gjuhe dhe aktrimi.

Mundi i tij u shpërblye muajt e kaluar, kur nënshkroi një kontratë me një prej agjencive më të famshme në botë për aktorët, “United Talent Agency”, e cila punon edhe me yje si Angelina Jolie dhe Johnny Depp.

Sipas “NTV”, Ulusoy pritet që brenda pak ditësh të firmosë për nisjen e një projekti holliwoodian, çka të paktën në afatin e shkurtër mund ta largojë nga serialet turke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY