Shijak, kapet arma e rrallë me silenciator

Shijak, kapet arma e rrallë me silenciator

102
0
Shares

Policia e Shijakut arreston një 42 -vjeçar,  i cili qarkullonte me armë zjarri “pistoletë” me  vete, si dhe gjatë kontrollit në banesë i gjendet edhe një automatik me silenciator.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore, mbrëmjen e djeshme kanë organizuar shërbimet duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Smith 2”, në kuadër të kapjes së personave që disponojnë armë zjarri, me qëllim rritjen e  sigurisë së qytetarëve.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

  • Artur Prolla 42 vjeç, banues në Shijak.

Këtij shtetasi në vëndin e quajtur Koxhas / Kodër, gjatë kontrollit fizik dhe në banesë i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:

  • një armë zjarri tip pistoletë “SMITH & ËESSON” , me mulli me 5 fishekë kalibri 38 mm (gjatë kontrollit fizik);
  • një automatik Skorpion M-84 me silenciator, me një krehër me fishekë (gjatë kontrollit në banesë).

Nga ana e uniformave blu po punohet për dokumentimin e veprimtarive të tjera kriminale ku dyshohet se është i përfshirë ky shtetas.

Materialet  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 dhe 4 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY