Skandali i audio-përgjimit, Manja jep sqarime: Bisedë kafeje, e ku u bëka...

Skandali i audio-përgjimit, Manja jep sqarime: Bisedë kafeje, e ku u bëka fjalë për shantazh këtu?

103
0
Shares

Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve e ka cilësuar si montazh audio-përgjimin e bërë publike dje ku dëgjohet nënkryetari i KQZ, Denar Biba duke shantazhuar gjyqtarin shqiptar të Strasburgut, Ledi Bianku.

Në një prononcim për mediat, Manja ka dhënë shpjegime lidhur me audiopërgjimin e publikuar.

Hajde shantazh hajde, një material që flasin në kafe në 2014-ën dhe me fjalë të shkëputura, ku u bëka fjalë për shantazh këtu? Ledi Bianku, miku i Denar Bibës s’ka asgjë në dorë në Strasburg. Kjo është e verifikueshme. Si ka mundësi që e ka xhiruar në 2014-ën dhe paska heshtur për katër vjet?” shprehet Manja.

Ndërkohë, kujtojmë se gjykatësi shqiptar në Strasburg e ka konfirmuar shantazhin i pyetur nga Exit.al media që publikoi audio-përgjimin.

Ledi Bianku, gjyqtari shqiptar në Strasburg, ka pranuar bisedën si dhe ka konfirmuar se e ka informuar kryetarin e atëhershëm të gjykatës së Strasburgut, duke i cilësuar mesazhet e të dërguarit të qeverisë si ndikim të papërshtatshëm.

Madje gjyqtari Ledi Bianku e raportoi pranë kryetarit të gjykatës në atë kohë, duke e cilësua bisedën në telefon si një ndërhyrje të paligjshme në punën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY