Deputeti i PD-së poston foton e tij ditën kur emigroi me një...

Deputeti i PD-së poston foton e tij ditën kur emigroi me një anije

115
0
Shares

Ndërsa ka një debat mes Italisë dhe vendeve të tjuera të BE në lidhje me emigrantët, deputeti i PD, Agron Shehaj ka kujtuar të shkuarën e vet.

Me anë të një statusi në Facebook, Shehaj shkruan se në kohën kur ishte vetë emigrant, të gjithë të tjerët si ai ishin të trembur se Italia mund të vendoste që të mos mbante. Nëse shqiptarët e arritur në Itali do të largoheshin drejt një vendi tjetër po aq të varfër, do ndiheshim të përdorur.

Shehaj ndërkaq e quan PR të qeverisë, faktin që kjo pranoi të marrë 20 emigrantë nga Italia.

Image may contain: 1 person, sitting

Postimi i Shehajt:

Pak gjëra janë më të neveritshme se qeveria shqiptare që bën PR në kurriz të emigrantëve.

Kam qenë vetë emigrant, i ikur me anije, pikërisht në vitin ‘91.  Endërronim lirinë dhe Perëndimin dhe ishim të gjithë të trembur se Italia mund të vendoste të mos na mbante.
Nëse në ato momente qeveria e një vendi tjetër, po aq të varfër sa Shqipëria, do kërkonte të përfitonte dhe do propozohej si alternativë e Italisë për të na marrë, do ndiheshim të përdorur dhe të indinjuar.
Keta pushtetarë mendojnë vetëm se si të blejnë favoret e ndërkombëtarve për të mbajtur pushtetin.

Uroj që këta emigrantë t’ja dalin të realizojnë ëndrrën e tyre në Perëndim dhe mos të kenë fatin e keq dhe të përdoren..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY