Statistikat, në Shqipëri ndodhin pesë aksidente rrugore çdo ditë

Statistikat, në Shqipëri ndodhin pesë aksidente rrugore çdo ditë

544
0
Shares
Foto nga vendi i ngjarjes

18 njerëz humbën jetën nga aksidentet rrugore në Shqipëri për muajin Korrik. Të dhënat e Instat treguan një rënie të numrit të aksidenteve dhe të viktimave prej tyre.

Muajin e kaluar u regjistruan 166 aksidente, në rënie me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë vit bilanci i aksidenteve paraqitet në rënie krahasuar me vitin 2017.

Në shtatë muaj, janë regjistruar 967 aksidenteve, 12% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në rënie është edhe numri i të vdekurve, me 8.6% dhe ai i të lënduarve, me 14%.

Sidoqoftë, situata e aksidenteve ngelet shqetësuese dhe vetëm këtë javë u regjistruan disa aksidente të rënda, me pasojë humbjen e jetëve njerëzore. Sipas të dhënave të deritanishme, në këtë vit kanë ndodhur mesatarisht pesë aksidente rrugore çdo ditë. Dëmet nga aksidentet këtë vit janë madje më të larta krahasuar me një vit më parë, raporton Scan.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në gjashtë muaj kompanitë e sigurimeve kanë paguar 1.3 miliardë lekë dëme nga sigurimi i brendshëm motorrik dhe nga sigurimi vullnetar kasko. Krahasuar me një vit më parë, dëmet e paguara për aksidentet janë rritur me 20%. Klasat e sigurimit motorrik sjellin më shumë se 60% të dëmeve totale për industrinë e sigurimeve në Shqipëri.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY