Edogan:Sulmi ndaj ekonomisë nuk ndryshon nga sulmi kundër flamurit turk, qëllime të...

Edogan:Sulmi ndaj ekonomisë nuk ndryshon nga sulmi kundër flamurit turk, qëllime të njëjta

63
0
Shares

Një sulm ndaj ekonomisë turke nuk dallon nga një sulm kundër flamurit, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një video-mesazh përpara festës së Kurban Bajramit.

“Sulmi ndaj ekonomisë sonë nuk ka absolutisht asnjë ndryshim nga sulmet ndaj thirrjes sonë për lutje dhe flamurit tonë”, tha ai duke iu referuar krizës së fundit të monedhës turke, të shkaktuar nga presioni ekonomik i SHBA.

“Qëllimi është i njëjtë. Qëllimi është të sjellin Turqinë dhe popullin turk në gjunjë, për ta bërë atë të burgosur”, tha ai.

Ai vuri në dukje se armiqtë e vendit kanë “dështuar ta shkatërrojnë Turqinë me ndihmën e terrorizmit dhe tradhtarëve, dhe kjo nuk do të jetë e mundur të bëhet duke përdorur kursin e këmbimit”.

Më parë, monedha kombëtare e Turqisë humbi pothuajse 20 për qind të vlerës së saj, pasi Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione ndaj dy ministrave të qeverisë turke dhe dyfishuan tarifat mbi importet e çelikut dhe aluminit turk mbi arrestimin e vazhdueshëm të pastorit amerikan Andrew Brunson mbi akuzat për spiunazh dhe terrorizëm

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY