Edmond Bego ende në qeli, deputeti i PS-së lajmëroi lirimin e tij

Edmond Bego ende në qeli, deputeti i PS-së lajmëroi lirimin e tij

376
0
Shares

Biznesmeni I ndjekur për trafik ndërkombëtar droge nga policia italiane,  Edmond Bego është ende në qeli.

Pak orë më parë një deputet I PS-së, Pjerin Ndreu I cili ka punuar më herët edhe drejtor policie lajmëroi se Bego ishte liruar nga policia greke pasi ishte gjetur I pafajshëm dhe me dënim të kryer për shkak të një vendimi të gjykatës së Lartë në Shqipëri.

Pasi është arrestuar teksa po kthehej nga pushimet në Korfuz, i shumëkërkuari shqiptar Edmond Bego do të përballet nesër me kërkesën e prokurorit, i cili do të vendosë për mbajtjen ose jo në qeli.

48-vjeçari është arrestuar nga policia e Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit të pasaportave të Sajadhës. Bego kishte ndryshuar emrin në dokumentet e tij nga Edmond në Mondi Bega dhe me këtë identitet kishte kaluar nga Shqipëria drejt Korfuzit, bëjnë me dije burime për Shqiptarja.com.

Ish-drejtori i klubit të Futbollit të Lushnjes njihet si mik i Aldo Bares ndërkohë që është dënuar nga drejtësia italiane për trafik lëndësh narkotike të kryer më shumë se një herë. Bego ka qenë për një periudhë kohore edhe president i klubit lushnjar. Policia shqiptare e ka arrestuar disa herë Begon për trafik dhe shitje droge.

Nderkaq deputeti i PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të opozitës se ai dhe trafikanti i arrestuar Edmond Bego dhe janë partner në biznes.

Ka qënë kreu i grupit parlamanetar të PD-së, Edmond Spaho, ai i cili i ka kërkuar Ballës të tregojë çfarë e lidh me Begon. Akuzave të opozitës Balla i është përgjigjur me nje ftesë në Gjykatë, ku edhe sipas tij do të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet.

Postimi i Balles:

Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”. Madje dy zëvëndësat e 🌻zim Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit. Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy zëvendësat e 🌻zimit, unë kam dëshirë që betejën ta bëj përsëri me Kryebabale 🌻zim Basha. Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në Shtator për “Babale 1”, e më pas edhe për “Babale 2” etj.

Image may contain: 3 people

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY