Aksident tragjik në SHBA, vdes 36 vjecari shqiptar nga Pogradeci

Aksident tragjik në SHBA, vdes 36 vjecari shqiptar nga Pogradeci

129
0
Shares

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident të ndodhur të dielën në Baker City, në shtetin amerikan Oregon. Viktima, sipas mediave lokale është 36-vjeçari Mitildit Lako, i cili jetonte në Illinois.

Mitildit Lako 2

Aksidenti

Lako ishte në pasagjer në një furgon tip “Ford”, që drejtohej nga një 53-vjeçar shqiptar, me banim po në Illinois. Mjeti u godit nga pas nga një tjetër automjet mbrëmjen e 12 gushtit. Lako, i cili raportohet se e kishte vendosur rripin e sigurimit, mbeti i vdekur për përplasja. Ndërsa shqiptari tjetër u dërgua në spital. Edhe drejtuesi i automjetet tjetër të përfshirë në aksident bashkë me një fëmijë që ishte pasagjer në të, mbetën të plagosur lehtë dhe u transportuan në spital, raporton media lokale “Argus Observer“.

Në faqen online “GoFundMe”, një platformë për mbledhjen e fondeve në rast fatkeqësisht apo ngjarje të rëndësishme të jetës, është kërkuar ndihmë për funeralin e shqiptarit. Aty, synohet të mblidhen 30,000 dollarë për të ndihmuar bashkëshorten dhe djalin 12-vjeçar të viktimës.

“Mitilditi ka lindur në Pogradec, Shqipëri më 5 maj 1982 dhe ka ardhur në Çikago (Elmwood Park, IL) për një jetë më të mirë”, lexohet në njoftimin në GoFundMe.panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY