VIDEO/Visar Zhiti:Kam gjetur disa persona që me kanë spinuar për të më...

VIDEO/Visar Zhiti:Kam gjetur disa persona që me kanë spinuar për të më futur në burg

78
0
Shares

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi. Vuajtja na mëson të dimë të duam, tha zoti Zhiti në intervistë në një park të Uashingtonit.

Shkrimtari, i cili sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës.

Zhiti: Unë e kam kërkuar dosjen time, e kam marrë. Ma ka dhënë Autoriteti i Dosjeve. Kam gjetur shumë pseudonime. Kam kërkuar të di emrat e tyre. Disa kam arritur ti di, disa nuk i di akoma. Ishte koha e tillë e rëndë. Duke më hedhur mua prangat, Shqipëria në një far mënyre ia hodhi edhe vetes. Duke më çuar në bankën e të akuzuarit, çoi edhe vetveten. Dënuam njëri-tjetrin.

Im bir kisha dëshirë të mos dinte asgjë për burgun. Nuk i tregoja. Ishte i vogël por ndodhi në një intervistë, unë u pyeta për burgun dhe u kthye gjithë kërshëri i alarmuar; baba ti ke qenë në burg? Po-i thashë. Mirë po a futen të këqijtë në burg?

Vuajtja na mëson të dimë të duam. Çdo ditë çmojeni, vlerësojeni, duajeni, ajo është një copë jete, copë dashurie, nuk keni të drejtë t’ia merrni tjetrit, nuk keni të drejtë të dënoni askënd.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY