Del nga rruga makina në autostradën Levan- Tepelenë, plagoset rëndë çifti shqiptar...

Del nga rruga makina në autostradën Levan- Tepelenë, plagoset rëndë çifti shqiptar që po shkonte në dasëm

52
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Levan- Tepelenë këtë pasdite të shtune, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe është bërë copash.

Në brendësi të makinës Skoda udhëtonte një çift shqiptar i cili ishte nisur nga Greqia në drejtim të Tiranës.

31 vjeçari Samir Muçaj, drejtuesi i makinës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rrugës, në një fushë anash autostradës.

Dëmet që ka marrë makina janë të dukshme në foto e mëposhtme, e publikuar nga Report tv.

Si pasojë e përplasjes është plagosur rëndë 31 vjeçari i cili ka pësuar një sërë frakturash në disa pjesë të trupit. E fejuara e tij ka marrë vetëm disa dëmtime të lehta.

Hetimet paraprake flasin për dyshimet se i riu mund të ketë qenë i lodhur nga rruga dhe në një moment mund të ketë humbur përqendrimin. Çifti po shkonte në Tiranë për një dasëm

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY