Vdes duke lidhur energjinë elektrike, fqinjët: Babai i 8 fëmijëve, nuk kishin...

Vdes duke lidhur energjinë elektrike, fqinjët: Babai i 8 fëmijëve, nuk kishin lekë të hanin bukë!

157
0
Shares

Fqinjët e 51-vjeçarit kanë treguar detaje nga ngjarja tragjike ku Frrok Begaj, babai i 8 fëmijëve humbi jetën.

Begaj sipas fqinjëve vdiq pasi hipi në shtyllë të lidhte dritat. Fqinjët kanë treguar se ai ishte në një gjendje të rënduar ekonomike.

“Babai i 8 fëmijëve, më të voglin 4 vjeç, ka humbur jetën. Korrentin ia ka fikur shteti, prej 4 ditësh. Rrugë s’ka, ambulanca deshi 1 orë të vinte. Nuk kemi kurrfarë të dhënash. Policia erdhi. Ai hypi në shtyllë të lidhte dritat se është vetë i teti brenda. Ia prenë dritat se s’kishte para të paguante.

Djalin e ka në Mal të Zi, punon aty. Sa ka hipur në shtyllë, ka rënë në tokë menjëherë. Isha unë aty bashkë me gruan e me fëmijët. Çfarë na ka bërë shteti neve? S’kemi parë asgjë të mirë. asgjë, na ka hequr bukën, ujin e dritat. Ai i këputi se ishim të gjithë në terr. Fukarallik i jashtëzakonshëm.

Dy vajza të martuara, 8 fëmijë. Gjynah i zotit. Jetonin në mjerim. Kisha na ka bërë shtëpinë, u ka blerë e tokën. Të kishin gjendje e bënin vetë”, thanë ata për Report

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY