Makina bie në humnerë, një person i vdekur

Makina bie në humnerë, një person i vdekur

77
0
Shares
Foto Ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Qafë Buall-Krastë në zonën e Bulqizës.

Burime policore kanë bërë të ditur se një makinë ‘Land Rover’ ku po udhëtonin dy persona ka rënë në një humnerë në këtë zonë.

Si pasojë një 60-vjeçar me inicialet A. L., ka humbur jetën në këtë aksident të rëndë, ndërsa 20-vjeçari me inicialet M. B., është sjellë me helikopter në Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Ky i fundit ka qenë edhe shoferi i makinës, ndërsa viktima ishte pasagjer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY