Maks Velo për teatrin: Aty gjithçka është për të fituar territorin. Është...

Maks Velo për teatrin: Aty gjithçka është për të fituar territorin. Është një aferë e pisët

304
0
Shares

Maks Velo, i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv u shpreh kundër shembjes së godinës aktuale dhe ndërtimit të një Teatri të Ri në Tiranë. Edhe pse e vlerëson projektin e arkitektit danez Ingels, arkitekti Maks Velo thotë se ndërtesa aktuale mund të rikonstruktohet duke ruajtur ato vlera arkitektonike si i vetmi projekt futurist i ndërtuar në Shqipëri rreth 90 vjet më parë.

Ajo ndërtesë ka jetuar dhe mund të jetojë. Do një rikonstruksion të plotë, të hapen muret, kollonat dhe të kryjet një rikonstruksion i plotë. Pse them të mbrohet? Ka vlera. Është e vetmja vepër e arkitekturës futuriste në Shqipëri, me atë konceptin e saj që futet thellë, principet dhe volumet, është e vetmja vepër e atij futurizmi të vonuar në Shqipëri. Është Banka, Bashkia, ministritë, Kryeministria, Teatri pastaj, janë një gjë me shumë rëndësi për qytetin, ka një strukturë, Bulevardi dhe këto janë krijuar strukturën. Stadiumi u prish dhe po prishëm edhe këtë, tërë kjo zinxhirë e arkitekturës italiane merr fund.

Skema si Teatër është shumë e mirë. Futesh nga kuota zero, është e vetmja ndërtesë në Tiranë. Futesh në një volum, te holli i parë, te holli i dytë dhe pastaj te salla dhe kur mbaron drama, ti del dalëngadalë nga salla. Asnjë Teatër i jonë nuk është kështu. Kemi ndërtuar pesë teatro në komunizëm. Krahasoji me këtë, asnjë s’është si ky. 

Projekti i Ingels është një projekt shumë i mirë. Por Teatri mund të rikonstruktohet. Historia jonë e artit është aty, nuk mund ta shembësh”, deklaron Velo.

Ndonëse Qeveria dhe Bashkia e Tiranës premtojnë një godinë të re funksionale në shërbim të artit, për Maks Velon lufta e madhe po bëhet për të grabitur tokën, duke akuzuar për afera korruptive.

“Aty gjithçka është për të fituar territorin. Është një aferë e pisët.  “, deklaroi Maks Velo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY