Presidenti Meta, homazhe për Adem Demacin në Kosovë, “shqiptari që kurrë s’u...

Presidenti Meta, homazhe për Adem Demacin në Kosovë, “shqiptari që kurrë s’u dorëzua përballë sfidave”

57
0
Shares

Presidenti Ilir Meta do të marrë pjesë në ceremoninë mortore dhe homazhet shtetërore në nder dhe respekt të Adem Demaçit.

Meta u takua sot me bashkëshorten, familjarë e të afërm, bashkëvuajtës e bashkëpunëtorë të të ndjerit Demaçi.

Homazhet shtetërore dhe ceremonia mortore në nder të z.Adem Demaçi po zhvillohen në Prishtinë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se Adem Demaçi ishte shqiptari që kurrë s’u dorëzua përballë sfidave.

Meta tha se Demaci qëndroi, luftoi dhe fitoi.

“Jeta jote ishte luftë. Ia dole ta përballosh si rrallë kush. Evropa dhe gjithë bota të njohu si Mandela i Kosovës. Ti ke qenë dhe do të mbetesh Adem Demaci shqiptar”, ka thënë Meta, në ceremoninë mortore të Demaçit.

Sipas Metës, Demaçi është heroi i përjetshëm i përpjekjeve për liri të shqiptarëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY