Pas të shtënave mbi furgonin, policia jep detajet e para. Emrat

Pas të shtënave mbi furgonin, policia jep detajet e para. Emrat

77
0
Shares

Pas të shtënave me armë në Pukë, ka reaguar edhe policia . Përmes një informacioni paraprak, sqaroohte se  është lajmëruar nga një banor përmes telefonit. Mësohet se shtetasi me iniciale L.N 49 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të drejtuar nga shtetasi Tonin Pepkolaj.  Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe se nuk ka të plogosur.

Ja informacioni paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, shtetasi L. N. 49 vjeç, banues në fshatin Poravë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i drejtuar nga shtetasi T. P.

Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta.

Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e autorit

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY