Rrëfehet emigranti shqiptar:Si shpëtova nga flakët, një familje nga Saranda rezulton e...

Rrëfehet emigranti shqiptar:Si shpëtova nga flakët, një familje nga Saranda rezulton e zhdukur

139
0
Shares

Emigranti shqiptar në Athinë Mondi Sinaj shprehet se autoritetet greke vijojnë operacionin e kërkimit për të zhdukurit nga zjarri masiv i dy ditëve të fundit në periferi të kryeqytetit grek.

E ndërsa deri tani zyrtarisht vetëm një shqiptare është mes viktimave, Sinaj shprehet se mes të zhdukurve dyshohet se është edhe një familje nga Saranda dhe një i nga Tepelena.

“Ai tha se banesa e familjes nga Saranda ishte djegur plotësisht, ndërsa të afërmit kanë humbur kontaktet me familjen shqiptare. Sinaj tregon edhe sesi shpëtoi për mrekulli në momentin kur shkoi për të shpëtuar dy fëmijë shqiptarë që ishin të rrezikuar nga zjarri

Situata sot është më e qetë, ka humbje dhe kërkojnë jetë akoma. Shqiptarët ka pasur 14-15 të dëmtuar, por jo me probleme të rënda, kërkimet vijojnë akoma në shtëpi dhe makina, flitet për 100 të humbur. Aktualisht ka një vesë shi. Spitali funksionon shumë mirë, po ashtu gjendja është më e qetë sot.

Një familje nga Saranda, një çift me dy fëmijë dhe po ashtu një i ri nga Tepelena janë në kërkim. Banesa e familjes nga Saranda është djegur, familjarët nuk janë lidhur me ata, por nuk ka një njoftim zyrtar për viktimat. Kishte shumë të huaj mes viktimave, polakë, rusë, rumunë.

Gjithsesi cdo gjë po studiohet, ka shumë më forca që vijojnë kërkimet, por edhe vullnetarë për pastrime dhe hapje të rrugëve. Kjo gjë nuk ka ndodhur që në 1970, nga tërmeti i madh në Athinë.

Deri tani policia nuk jep informacione të sakta, janë në kërkim të trupave të pajetë, është një zonë e mbyllur krejt, janë gati 70 shtëpi që nuk i kanë kontrolluar akoma. Ka pasur edhe persona të mbytur, pasi janë hedhur nga shkëmbinjtë. Isha aty, afer zjarrit, mora dy fëmijët e një shoku tim familjar dhe nuk shpjegohet me fjale, shyqyr shpëtova”, emigranti shqiptar në Athinë Mondi Sinaj në një lidhje telefonike me “Report TV”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY