7 kushtet e propozuara nga Basha që zgjidhin kolapsin në drejtësi

7 kushtet e propozuara nga Basha që zgjidhin kolapsin në drejtësi

119
0
Shares

Partia demokratike, pa pjesëmarrjen e LSI që përfaqëson pjesën tjetër të opozitës, ka hartuar një paketë me 7 pika, të cilat janë për mazhorancën, si kushti i vetëm që ajo të pranojë të votojë ligjin për magjistratët.

Kjo paketë është hartuar, në një kohë që pritej miratimi i projektligjit për gjyqtarë dhe prokurorë.

1.Të qëndrojmë besnik konsensusit të 21-22 korrikut 2016. Të çbëhen rregullat ligjore që janë miratuar njëanshëm në kundërshtim me frymën e konsensusit dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

2.Zgjidhja e situatës së paligjshmërisë në organin e prokurorisë, paligjshmëri që ka kapur gjithë piramidën e prokurorëve.

3.zgjidhje e situatës së paligjshmërisë me procedurën e përzgjedhjes së anëtarvë te jashtëm të KLGJ dhe KLP. Këto këshilla duhet të zgjidhen sipas Kushtetutës.

4.Zgjidhje urgjente e ngërçit të krijuar në Kushtetuese. Sa kohë që nuk ka Gjykatë Kushtetuese, vendi është në kushtet e grushti të shtetit.

5.Zgjidhja urgjente nga ngërçi i krijuar nga tejzgjatja e periudhës tranzitore që të ngrihet KLGJ e KLP.

6.Ecuria normale sipas Kushtetutës dhe ligjeve të procesit të Vettingut, ndërprerja e menjëhershmne e ndërhyrjes politike nga ana e mazhorancës.

7.Komision koordinimi që e përcakton dhe kushtetuta që të jetë i balancuar dhe i paanshëm që të mbikëqyrë ngritjen e organeve të reja të sistemit të drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY