FOTO/Kjo është vila e vajzës që grabiste me armë pikat e karburanteve

FOTO/Kjo është vila e vajzës që grabiste me armë pikat e karburanteve

102
0
Shares

Një grua 31 vjeçare nga fshati Visokë e Mallakastrës, u arrestua nga policia si autore e dyshuar e grabitjeve në karburante në zonën e Fierit dhe të Mallakastrës.

Anna Malaj kishte mundur të realizonte një grabitje, ndërsa në dy tentativa të tjera kishte dështuar. Në kërkim si bashkëpunëtor, është shpallur kushëriri i saj E.G, 22 vjeç banues në fshatin Belinë të Patosit.

Siç edhe duket nga pamjet e siguruara nga Neës24, Ana jetonte në një vilë trekatëshe sipër një kodre. Familjarët ndërkohë kanë ktyçur gojën dhe nuk pranojnë të flasin për kamerat apo gazetarët, por banorët e zonës janë shprehur se prej disa kohësh prindërti e grabitëses jetonin në Greqi.

Dy kushërinjtë në datën 2 korrik kanë marrë 300 mijë lek të vjetra nga një karburant në Levan, ndërkohë që në datën 7 korrik kanë tentuar të vjedhin një pikë karburanti në Mallakastër, por janë përleshur me punonjësit dhe janë larguar. Në datën 15 korrik pre e dy grabitësve ka rënë që pikë karburanti në lagjen 1 maji në Fier, por edhe në këtë rast punonjësit nuk i kanë lejuar të marrin xhiron ditore.

Për të realizuar grabitjet, Anna Malaj nga Mallakstra dhe kushëriri i saj përdornin një pushkë gjahu dhe një automjet të cilit i vendosnin targa të vjedhura.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY