“Na fali shumë të qeshura”/Mesazhi i Kryemadhit për humbjen e Fadil Hasës

“Na fali shumë të qeshura”/Mesazhi i Kryemadhit për humbjen e Fadil Hasës

69
0
Shares

Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur të humorit Fadil Hasa ka prekur mjaft shqiptarë këtë të hënë.

Ngushëllimet për humoristin durrsak nuk kanë munguar as nga ana e politikës. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka postuar në rrjetin social një mesazh të ndjerë për vdekjen e Hasës, duke e falenderuar për të gjithë ato momente të bukura që i ka dhënë shqiptarëve kudo ndodhen.

POSTIMI I KRYEMADHIT

Ndarja nga jeta e aktorit Fadil Hasa është një lajm i trishtë, është kumt dhembjeje jo vetëm për familjen e tij, po për të gjithë komunitetin e artistëve, për të gjithë artdashësit e qytetarët, të cilëve ai iu fali aq shumë të qeshura, me humorin e tij realist, të natyrshëm e plot jetë.

Duke qenë pranë familjes dhe të afërmve të Fadil Hasës në këto momente dhembjeje, iu shpreh atyre ngushëllimet dhe gjithë solidaritetin e LSI-së, por edhe nderimin dhe mirënjohjen për emrin dhe veprën e tij; Faleminderit Fadil për gjithë sa na ke dhënë, u prehsh në paqe!

Fadil Hasa ndërroi jetë këtë të hënë pas një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej disa kohësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY