Arkiva online, 50 mijë viktima të komunizmit me profil të vetin

Arkiva online, 50 mijë viktima të komunizmit me profil të vetin

110
0
Shares

Është publikuar sot në Tiranë një arkivë online për viktimat e komunizmit, kujto.al përgjatë punimeve të një konference ndërkombëtare, “Zbardhja e krimeve të komunizmit në epokën dixhitale”.

Mëse 50 mijë viktima të komunizmit do të kenë një profil në këtë platformë me informacionin zyrtar për vuajtjen e tyre. Fondacioni Kujto ka ngritur një staf i cili pret nga të gjithë të interesuarit që të plotësojnë me informacionin vuajtjen e të afërmve të tyre.

Ndërkohë, Kujto do të publikojë online dokumente dhe dëshmi që zbërthejnë krimet e komunizmit si dhe emrat e përgjegjësve të këtyre krimeve.

ko1.jpg

“Kujto.al është e para iniciativë e këtij lloji në Shqipëri. Rreth 50 mijë viktima të komunizmit kanë një profil të krijuar nga informacioni zyrtar. Por falë teknologjisë, historia e çdo viktime dhe familje që ka vuajtur në diktaturë do të plotësohet çdo ditë. Tashmë për të kaluarën dhe vuajtjen e shqiptarëve në diktaturë, nuk do të angazhohen vetëm studiesit apo institucione, por i gjithë publiku i cili ka platformën për të dërguar çdo rrëfim, dokument, fotografi, fakt apo ngjarje që ajo të tregohet e mësohet nga të gjithë”, tha studiesi Erald Kapri në hapjen e konferencës ndërkombëtare.

Kjo iniciativë është ideuar dhe mbështetur nga sipërmarrësi i njohur, deputeti Agron Shehaj. Një grup të rinjsh, studiesisht, gazetarësh dhe kineastësh janë angazhuar që të përpunojnë informacion mbi të kaluarën. Sot u shfaq dokumentari “Pasqyrë e thyer; Spaçi”, prodhimi i parë i fondacionit Kujdo i cili do të xhirojë dhjetëra dokumentarë të tjera tematikë për krimet e komunizmit.

ko2.jpg

Në konferencën ndërkombëtëre janë pjesëmarrës edhe deputeti i njohur çek Pavel Zacek, ish drejtori i institutit të Studimeve të Regjimeve Totalitare dhe Arkivave në Çeki si dhe adakemikja e njohur amerikane Lori Amy.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY