Kujdes në qarkullimin rrugor / Vetëm në fundjavë, 16 të arrestuar dhe 645 gjoba

Shares

Nga kontrollet policore vetëm në fundjavë janë arrestuar 16 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë jo të rregullt ndërkohë që janë vënë 645 gjoba në rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. 

RAPORTI i POLICISE

Kontrollet policore sipas “Operacioneve Tispol” Korrik 2018, përgjatë fundjavës në kryeqytet pasuan operacionin e dytë për këtë javë, pas atij të realizuar në fillim jave, me fokus kontrollin e normave të shpejtësisë si jashtë dhe brenda qendrave të banuara, nivelin e përdorimit të alkoolit nga drejtuesit e mjeteve, maturimet e detyrimeve administrative të pashlyera si dhe garat me shpejtësi në disa zona të caktuara të kryeqytetit.

Nga kontrollet policore të ushtruara në fundjavë, janë :

• Arrestuar në kushtet e flagrancës 16 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, nga të cilët :

a) 9 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur
b) 7 shtetas për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi

• 68 leje drejtimi të pezulluara, nga të cilat :

a) 27 për shpejtësi tej normave të lejuara
b) 30 për pije alkoolike
c) 7 për mosbindje ndaj shenjës së ndalimit të punonjësit të policisë
d) 4 për qarkullim në sens të kundërt me atë të lejuar

• 12 drejtues mjetesh janë proceduar për mosrregullim shpejtësisë në qendrat e banuara dhe gara me shpejtësi, nga të cilët 3 raste kanë rezultuar nën efektin e alkoolit.

• 75 mjete të ndaluara administrativisht, nga të cilët 27 prej tyre edhe me mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

• 645 masa administrative janë vendosur për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor jo vetëm nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësorët.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2204885936464432/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...