Alfred Moisiu, e bëri President Berisha, por tani pëlqen Ramën si kryeministri...

Alfred Moisiu, e bëri President Berisha, por tani pëlqen Ramën si kryeministri më i mirë

452
0
Shares

Ish Presidenti i vendit Alfred Moisiu ka përzgjehdur sonte si kryeministrin më të mirë në vend, Edi Ramën. Rama ka qenë kryetar i bashkisë së Tiranës kur Moisiu drejtoi Presidencën nga viti 2002 deri në vitin 2007.

Kush është sipas jush kryeministri më i suksesshëm? Kjo ishte pyetja e radhës e gazetares Eni Vasili drejtuar ish-presidentit Alfred Moisiut në emisionin “Studio e Hapur”. Ky i fundit u përgjigj se është e vështirë për të dhënë një emër, por gjithsesi ai zgjodhi kryeministrin aktual Edi Rama.

Eni Vasili: Kush është sipas jush kryeministri më i suksesshëm?

Alferd Moisiu: Është e vështirë sepse në periudha të ndryshme kanë qenë situata të ndryshme. Për shembull procesi i llogaridhënies është gjë shumë e mirë, por kam frikë se mos është shumë formale. Ka ministra që mua nuk ma kanë hapur telefonin dhe s’patën respekt jo vetëm që kam qenë ish-president, por edhe për moshën. Këto hallka kanë shtuar korrupsionin.

Eni Vasili: Mesa kuptova Rama është më i suksesshmi?

Alfred Moisiu: Për mua Rama është më i miri pas ’90-ës.

Alfred Moisiu u zgjodh President i vendit me propozimin e kreut të opozitës së atyre viteve, Sali Berisha. Propozimi erdhi nga opozita pasi BE nuk njohu rezultatin e fitores më mazhorancë të cilësuar të PS-së në zgjedhjet e 2001. BE pranoi zgjedhjet dhe fitues PS por nuk pranoi thellësinë e fitores duke i kërkuar Fatos Nanos të mos zgjidhte ai Presidentin, por të votonte një President të zgjedhur nga opozita.

Moisiu ishte pothaujse në pension kur u propozua për President. Ndërkohë drejtonte shoqatën shqiptare të Atlantikut Verior.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY