EMRI/ Iu merrte lekë të dënuarve, arrestohet oficeri në Burrel

EMRI/ Iu merrte lekë të dënuarve, arrestohet oficeri në Burrel

317
0
Shares

Albert Patushi është vënë në pranga ditën e sotme. Ai ishte oficer i policisë së IEVP Burrel dhe është  është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBSB).

Alberd Patushi duke përfituar nga pozicioni i punës iu merrte disa të dënuarve në IEVP Burrel shuma të konsiderueshme parash, duke iu premtuar atyre ndikimin tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për të marrë lirinë në mënyrë të kundërligjshme

Ai është autor i dyshuar i veprave penale ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë’ dhe ‘Shpërdorimi i detyrës’.Më tej në njoftimin e policisë thuhet:

Njoftimi i policisë

Në datë 06 korrik 2018, ora 21:00 nga ana e SHKBSB është bërë ndalimin i oficerit Alberd Xhemal Patushi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Burrel, i cili aktualisht mbante detyrën e Specialistit të Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë në kuadër të një hetimi 3 mujor në funksion të procedimit penal të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY