Moti/Vranësirat të pranishme ende, ja temperaturat për këtë fundjavë

Moti/Vranësirat të pranishme ende, ja temperaturat për këtë fundjavë

59
0
Shares

Java që po lëmë pas ishte javë me temperatura të larta që shënuan deri në 35 gradë celsius. U duk sikur vera e nxehtë erdhi pikërisht me fillimin e muajit Korrik. Por vranësirat ende nuk janë larguar.

Meteoalb njofton se të shtunën dhe të dielën, bregdeti mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme pasditen e së dielës, kryesisht në veriperëndim.

Ndërsa zonat e ulëta por kryesisht ato malore, gjatë të dy pasditeve të fundjavës do të kenë vranësira të shpeshta dhe shira të përkohshëm të cilët pasditen e së shtunës fokusohen kryesisht në Veri – Verilindje por pasditën e së dielës, zhvendosen kryesisht në Juglindje dhe pjesërisht në zonat Qendrore të Shqipërisë.

Sipas Meteoalb, fundjava sjell freskim të ndjeshëm të motit si pasojë e masave ajrore që vijnë nga Europa Veriore duke bërë që maksimumi termik në territor të ulet në 32°C, vlera këto tipike të muajit korrik.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY