Ballkani mund Putinin ne futboll, Kroacia mban pezull gjithe Rusine per 2...

Ballkani mund Putinin ne futboll, Kroacia mban pezull gjithe Rusine per 2 ore

79
0
Shares

Kroacia kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Botës pas gjuajtjeve të penalltive. Në një ndeshje të mbushur me plot emocione, duele të ashpra dhe lojë të fortë, ballkanasit ia dolën që të fitonin 4-3, pas nje ndeshjeje qe kaloi dy ore perfshire dhe penalltite.

Koha e rregullt dhuroi një sfidë mjaft të luftuar. Në 45 minutat e para Rusia kaloi e para në avantazh dhe Kroacia barazoi, ndërsa në pjesën e dytë ishin kroatët ata që kërcënuan më shumë. Në shtesë u duk se ballkanasit e zgjidhën fitoren, pasi shënuan me Vida-n, por rusët të nxitur edhe nga tifozeria barazuan me anë të Mario Fernandes 2-2.

Në gjuajtjen e penalltive, kroatët ishin më të saktë. Festa e gjitha për ta. Në gjysmëfianle do të përballen me Anglinë.

Në nisje të takimit u pa një Kroaci e kujdesshme, e cila mori iniciativën për të sulmuar në portën ruse. Por vendasit të mbështetur edhe nga tifozeria e shumtë u mbrojtën mirë dhe në asnjë moment nuk u kapën nga paniku. Ballkanasit kontrolluan, por ata pësuan një tronditje në minutën e 31, kur Cheryshev pas kombinimit me Dzyuba, me një gjuajtje nga jashtë zone të harkuar me mjeshtëri mposhti gardianin Subasic. Ky është goli i katërt për rusin në këtë botëror, duke treguar një formë mjaft të mirë

Në 6 minutat në vazhdim, u pa një Kroaci e trembur, që u vu në presion nga Rusia. Por vendasit do të befasoheshin në stadiumin “Fisht” në të 39’, kur pasi mori një top nga Perisic, Mandzukic çau nga e majta dhe pasi u fut në zonën e rreptësisë pasoi në qendër, ku Andrej Kramaric me kokë barazoi. Deri në fund, pavarësisht rasteve, sfida u mbyll 1-1.

Kroatët u futën më kërkues në fushë në pjesën e dytë. Ata e kontrolluan lojën, me rusët që u kujdesën të mbroheshin mirë. Rreziku ishte më i pakët në portën kroate, me organizatorët që rrezikonin me anë të kundërsulmeve.

Në minutën e 60, ballkanasit patën një rast të artë për të kaluar në avantazh. Rrëmujë brenda zonës së rreptësisë së Rusisë dhe topi shkoi te Perisic, që gjuajti drejt portës me portierin Akinfeev të mundur. Por fati ishte në anën e rusëve, pasi topi goditi shtyllën dhe doli jashtë.

Në vazhdim ballkanasit u bënë më kërkues por nuk ia dolën dot ta fusnin topin në rrjetë. Deri në fund të 45 minutave të dyta, pavarësisht këmbënguljes së të dyja ekipe e rezultati nuk ndryshoi.

Takimi midis Rusisë dhe Kroacisë shkoi në shtesë. Skuadrat realizuan nga 1 gol në pjesën e parë, ndërsa në 45 minutat e dyta, pavarësisht këmbënguljes nuk ia dolën të festonin.

Pjesa e parë e shtesës nisi me ankth për kroatët. Përveç portierit Subasic që shfaqi probleme fizike në fund të kohës së rregullt, shqetësime serioze patën edhe Vrsaljko e Mandzukic. Vrsaljko u zëvendësua pasi nuk mundi ta përballonte dhimbjen. Por në ndihmë Kroacisë i erdhi Domagoj Vida. Në minutën e 101, pas një goditjeje këndi nga Luka Modric, mbrojtësi me kokë shënoi golin e dytë. Në Soçi rusët u shokuan.

Në pjesën e dytë të shtesës, të motivuar nga tifozët rusë, vendasit e shtuan preisonin në portën kroate. Kuzyaev në të 111 gjuajti një predhë nga jashtë zone, por Subasic priti saktë.

Por rusët nuk u dorëzuan. Pas një goditjeje dënimi, Dzagoev e çoi topin saktë brenda zonës te Mario Fernandes, i cili me kokë e futi topin në rrjetë. Gjithçka e hapur. Stadiumi “Fisht” në festë.

Takimi shkoi me penallti, ku në fund festoi Kroacia/EDS/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY